Now Reading
​Votat me postë ende nuk kanë arritur në QNR

​Votat me postë ende nuk kanë arritur në QNR

I gjithë materiali i ndjeshëm nga të gjitha vendvotimet në Kosovë tashmë gjendet në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, ku i gjithë procesi i pranimit ka përfunduar mbrëmë.
Burim Ahmetaj, koordinator në QNR për KosovaPress bëri të ditur se numërimi i vendvotimeve të rregullta ka përfunduar dhe pritet që gjatë ditës të përmbyllet procesimi i të dhënave.

Po ashtu, Ahmetaj u shpreh se numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë nuk ka filluar akoma, pasi sipas tij janë disa procedura që duhet ndjekur para se të fillojë numërimi i tyre.Ahmetaj u shpreh se nuk dihet saktë se kur do të fillojë numërimi i votave me postë, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

“Sigurisht, në bazë të procedurave prioritet i japim vendvotimeve të rregullta, që nënkupton që jemi në procesimin e formularëve të rezultateve nga vendvotimet e rregullta. Paralelisht jemi duke punuar edhe me votat me kusht si dhe me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, janë procese që veç kanë filluar dhe nuk mund të themi se kur do të përfundojë, sepse janë procese të mëdha. Ndërsa, votat me postë akoma nuk kanë arritur në QNR…Sigurisht që ato janë në procesin e vlerësimit dhe presim që brenda këtyre ditëve të arrijnë në QNR, në mënyrë që të fillojmë numërimi i tyre”, tha ai.
Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj, u shpreh se gjatë pranimit të materialit të ndjeshëm një pjesë e vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen në rregull për shkak të shkeljeve procedurale.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar është 812.049 apo përkthyer në përqindje 44.18%./KosovaPress/

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top