Ato e kanë siguruar vendin e vet në estradën shqiptare, madje tashmë sa herë përmendet emri i tyre gjithçka lidhet me hite të padiskutueshme, shkruan Onair

Motrat Mustafa janë emri që gjithmonë kanë ditur që në tregun muzikor shqiptar të sjellin projekte muzikore që kanë prekur tematika të ndryshme dhe që janë konsideruar perla muzikore dhe që kanë arritur miliona klikime.

Akoma më shumë kësaj radhe kur janë bërë bashkë gjashtë Motrat Mustafa të cilat kanë sjell projektin muzikor me titull “Bija dhe kusherina” dhe tashmë kanë arritur afro 4milionë klikime. Konsiderohet akoma më shumë sukses duke u nisur edhe nga fakti që ato kanë shumë pak ditë që e kanë publikuar këtë projekt muzikor.

Pritet që edhe gjatë sezonës së verës ato të publikojnë një numër të madh të projekteve muzikore./Onair

Por ky projekt i Motrave Mustafa ka arritur të pëlqehet shumë madje dëgjohet tejet shumë kudo që ka shqiptar.