Në Kosovë, dhjetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ekziston një sistem shëndetësor me probleme të shumta.

Pacientët ankohen për trajtim jo të duhur, mungesë të barnave e materialeve të tjera mjekësore. E institucionet që ofrojnë shërbime emergjente vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe jo rrallëherë pacientët marrin trajtimin e duhur.