4 persona kanë pësuar lëndime pasi një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Xërxë- Rahovec.

Aksidenti i ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, dyshohet se ka ndodhur pasi makina ka dalë nga rruga dhe ka goditur murin e një shtëpie.

Në makinë ishin 4 persona të cilët janë dërguar në Emergjencë për trajtim.

Bëhet fjalë për një burrë, grua dhe 2 vajza.