1. Inkurajoni ndjekjen e kuriozitetit

Ndihmojeni fëmijën tuaj të formojë dhe provojë teoritë, të eksperimentojë,  si dhe përpiquni që ti ndihmoni të arrijë të kuptojë se si funksionon bota. Inkurajoni fëmijët të hulumtojnë, të bëjnë pyetje, të mendojnë në mënyrë kritike për rezultatet dhe të mendojnë për gjërat që mund t’i bëj ndryshe.

2. Të mësojnë nga të tjerët

Ndihmoni fëmijën tuaj të mendojë më thellë për gjërat duke nxitur një dashuri për të mësuar dhe një dëshirë për të kuptuar se si funksionojnë gjërat. Kërkoni përgjigjjet për të gjitha pyetjet “pse?”, tek fëmija juaj duke përdorur libra, internet, miq, familje ose ekspertë të tjerë.

3. Ndihmojeni fëmijën të vlerësojë informacionin

Shpesh na jepen shumë informacione në të njëjtën kohë, prandaj është e rëndësishme të vlerësojmë atë informacion për të përcaktuar nëse është i vërtetë, i rëndësishëm dhe nëse duhet ta besojmë apo jo. Ndihmojeni fëmijën tuaj të fitoj këto aftësi duke i mësuar atij të vlerësojë informacione të reja. Bëni që fëmija juaj të mendojë se nga kush ose nga ku vijnë informacionet, si lidhen me atë që ai tashmë e dinë dhe pse është apo nuk është e rëndësishme.


4. Promovoni interesat e fëmijëve

Kur fëmija juaj është futur thellë në një temë që po i pëlqen, ai është më i angazhuar dhe më i gatshëm për të eksperimentuar. Procesi i zgjerimit të njohurive të fëmijës sjell shumë mundësi për të menduarit kritik, kështu që për të inkurajuar këtë veprim ndihmoni fëmijën tuaj të investojë në interesat e tij / saj. Pavarësisht nëse mëson për kamionë dhe automjete ose një interes të mprehtë për programim, ndihmoni fëmijën tuaj të ndjekë pasionin e tij /saj.


5. Mësojani fëmijës tuaj aftësinë për zgjidhjen e konflikteve

Kur merreni me zgjidhjen e konflikteve, është e nevojshme të përdorni aftësi të të menduarit kritik për të kuptuar problemin dhe për të dalë me zgjidhje të mundshme. Kështu që mësojani fëmijës hapat e zgjidhjes së problemeve dhe ai do të përdorë të menduarit kritik në procesin e gjetjes së zgjidhjeve për probleme.