Javën që lamë pas, Tiani, djali i Tunës dhe Patrisit e ka festuar ditëlindjen e tij të 2-të dhe sigurisht që nuk ka munguar një festë surprizë për të, shkruan OnAir
Mirëpo ajo se çfarë ra në sy ishte mungesa e Roberti me familje në pikërisht festën e organizuar për Tianin.
Roberti gjatë një interviste për “1 kafe prej shpisë” ka treguar se nuk ishte Tuna arsyeja e mungesës së tij atje.
“Isha në Ulqin dhe gjysmë ore para se të fillonte organizimi që po mbahej atje, mësova që babi do operohej në zemër dhe u nisa menjëherë. Për 2 orë e 10 minuta kam arritur në Prishtinë. Prandaj nuk shkova dot në ditëlindje”, u shpreh këngëtari gjatë intervistës.