Gena me zërin e tij fantastik ka arritu që për kohë shumë të shkurtër të bëjë për vete miliona fansa, shkruan OnAir.
Me këngën ‘Toponishte’, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me produksionin ARDI, ka arritur të marrë pas vete mbi 13 milionë klikime.
Edhe pse kanë kaluar 6 vite nga publikimi i këngës, duket se kjo këngë dëgjohet ende nga adhuruesit e këngëtarit.
Por, kohëve të fundit duket se Gena është larguar nga muzika duke ju përkushtuar profesionit të tij si doktor, për të cilin profesion na ka lajmërua një vit më parë përmes një foto në rrjetin social Instagram./OnAir