Skemës pensionale të veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës  i janë shtuar  104 persona, dhe atë vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.

Kjo po shihet me dyshim nga përfaqësuesit e organizatës së kësaj kësaj kategorie.

Në zyrën e qeverisë  për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së , thonë se vetëm komisioni qeveritar për veteranët, ka pasë kompetencë sa ka qenë në fuqi të miratojë apo refuzojë aplikimet e kandidatëve.