Gjithë këtë festë Adelina e kishte organizuar vet U përfol shumë për martesën e këngëtares Adelina Tahirit me Serjozha Markov, duke vazhduar më pas për shtatzaninë e saj.

Ajo në jetë do të sjellë një djal për të cilin kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Jon. Me 18 gusht këngëtarja kishte organizuar një ndejë për mirëseardhje për djalin e saj ku të pranishëm ishin shumë fytyra të njohura publike. Por, ai i cili në asnjë moment nuk u nda nga Adelina, gjatë kësaj nate ishte bashkëshorti i saj, të cilët gjatë kësaj feste shkëmbyen edhe puthje pasiononte pranë të pranishmëve.

Secili nga të ftuarit për këtë ndejë kishte respektuar kodin e veshjes, të gjithë ishin veshur ngjyrë të bardhë. Sipas nënës së Adelinës ishte vet këngëtarja e cila ishte përkujdesur për organizimin e kësaj feste “Baby Shower”, të cilin e kishte organizuar në oborrin shtëpisë së vetë. Pritjes së fëmijës së Adelinës si duket po i vie fundi, këngëtarja pritet që fëmijën e saj të parë ta lind në fund të muajit gusht.