Derisa po vizitonin shtëpinë e gjyshërve në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, disa adoleshentë provuan të përdorin telefonin me numra rrotullues.

Por, kushërinjtë e afërt, as që kishin ide se si duhet të përdoret, ndërsa nuk e ngrinin receptorin kur i formonin numrat

“Unë e di si duhet të përdoret”, dëgjohet duke thënë njëra, që ia merr nga dora telefonin vëllait të saj.

Njëjtë sikur të tjerët edhe ajo vazhdoi të rrotullonte numrat, pa asnjë sukses.