Një autostradë me trafik të ngjeshur në Rusi, është kthyer në pistë aterrimi për tri fluturake ushtarake, që ishin duke bërë ushtrime në atë zonë.

Të pranishmit shikonin të hutuar, kur afër tyre kaluan Su-30SM, Su-35S dhe MiG-31 si pjesë e ushtrimit të pilotëve, që të praktikojnë aterrimin dhe ngjitjen në pistë të ngushtë dhe të shkurtë

Trafiku është bllokuar për një kohë mjaft të gjatë, teksa udhëtarët patën mundësi të shohin lëvizjen e mahnitshme të fluturakeve që po praktikoheshin në atë autostradë që ndodhet në lindjen e largët ruse, në kufi me Kinën.

Me këtë rast, pilotët është dashur t’i përgjigjen rasteve emergjente, kur nuk kanë hapësirë adekuate për ndalim, si pasojë e ndonjë sulmi, apo emergjente të shkaktuar prej fatkeqësive natyrore.

Kjo pjesë e autostradës që ka afro dy kilometra, do të bllokohet për qarkullim edhe gjatë ditëve në vijim, nga ushtarë të armatosur, në mënyrë që të kryhen edhe ushtrime tjera të këtij lloji.

Të gjitha këto, pjesë e përgatitjeve ushtarake, për një parakalim që do të zhvillohet në Moskë, para krerëve të lartë shtetëror.