Këngëtarja e njohur Afërdita Demaku, kohët e fundit është parë në paraqitje publike së bashku me vajzën e saj Dona Janova.

Kjo pasi që, Dona i ka hyrë tregut muzikor si artiste e rrymës popullore, njësoj sikurse e ëma e saj, e të pranueshme e bën vokali i jashtëzakonshëm.

Si fillim, u paraqit krahë së ëmës me bashkëpunimin e parë i cili u mirëprit nga publiku, derisa nuk munguan edhe këngët solo nga e saj.

E relacionin tipik nënë e bijë, më së miri e tregojnë imazhet e vazhdueshme të Afërditës dhe Donës, njësoj si ky i fundit e që flet shumë për tiparet identike që kjo e dyta ka gëzuar nga e ëma.