Këngëtarja nga Drenasi Afërdita Demaku, e cila është njëra nga këngëtarët më të dashura të estradës sonë, vazhdon të sjell risi në tregun muzikor.

Ajo ka vendosur që në  sezonën verore të sjell hitin e ri e cila mban titullin “Hajde t’ hekim pak mërzi” e kjo këngë me tu publikuar ka filluar të pëlqehet në masë të madhe nga publiku.

Afërdita vazhdon të kontriboj muzikës shqiptare me këngë të cilat rikthehen në hite sapo publikohen e kjo e fundit  duket se kësaj radhe është kujdesur që ky projekt të fokusohet tek një tekst tejet unik./Onair