Agjenti i Leonardo Bonuccit tashmë është takuar me përfaqësuesit e Paris Saint-Germainit, mirëpo mbrojtësi italian akoma nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Milani.

Kapiteni i Rossonerëve, i cili është lojtari më i paguar te klubi i tij, u transferua në San Siro në verën e kaluar nga Juventusi për 42 milionë euro.

Gazzetta dello Sport raporton se agjenti Alessandro Lucci është takuar me përfaqësuesit e PSG-së, me të cilët ka folur rreth pagës eventuale të lojtarit.

Bonucci ende nuk ka vendosur nëse dëshiron ta vazhdojë qëndrimin te Milani ose ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Po ashtu, akoma nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur ndërmjet dy klubeve në lidhje me çmimin e lojtarit.