Alberie Hadërgjonaj ka vendosur që të vjen me një projekt të ri muzikor.Këngëtarja 42-vjeçare ka qenë temë e mediave rozë në saje të linjat trupore, por edhe të familjes së shëndosh që gëzon.Por, ajo njihet edhe për këngë që kanë në veti një tematikë të jetës së përditshme dhe të frymës patriotike.

Ajo përmes llogarisë personale në “Instagram” ka treguar se kësaj radhe do t’i këndojë kombit, mërgimtarëve dhe jetimëve.

“Me zemër gjithmonë do t’i këndoj kombit e trimave. Lotëve të nënave, fëmijëve jetim e mallit të mërgimtarit!!! Po punoj për një këngë që shpresoj të jetoj gjatë brez pas brezi ta dëgjojnë e mos t’i harrojnë rrënjët,vuajtjet dhe gjakun e dëshmorëve”, ka shkruar ajo.