Carlo Ancelotti thuhet se dëshiron të sjellë në Napoli diamantin e Paris Saint-Germain.

Megjithatë, paga vjetore prej 10 milionë euro do të ishte një problem për transferimin e Angel di Marias.

Tani Corriere dello Sport po raporton se Carlo Ancelotti po këmbëngul që ta sjell në radhët e veta yllin argjentinas.

Theksojmë se dyshja ka punuar së bashku në Real Madrid, në një periudhë në të cilën 30-vjeçari luajti ndoshta futbollin më të mirë të karrierës.