Anxhelina Hadërgjonaj po rikthehet.
Sikundër na kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur shqiptare do të debutojë fuqishëm në muzikë këtë vit dhe ne mezi po presim.
Në fillim të këtij viti bukuroshja shqiptare tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.
“Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se jane këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, – ka treguar Anxhelina.
Duket se momenti ka ardhur dhe kënga e saj e re s’do të vonojë shumë.
Në postimin e fundit në Instagram, Anxhelina ka lajmëruar se projekti i ri do të vijë shumë shpejt. Jo vetëm kaq!
Ajo ka ndarë një pjesë të këngës së saj e cila na emocionoi që me rreshtat e parë që dëgjuam.