Now Reading
Arbana Osmani sapo na tregoi vuajtjen më të madhe që ka kaluar gjatë shtatzënisë

Arbana Osmani sapo na tregoi vuajtjen më të madhe që ka kaluar gjatë shtatzënisë

Pritja e ëmbël është një nga ato periudhat e veçanta në jetën e një gruaje, që le gjurmë përjetimesh nga më të ndryshmet.

 

Nga emocionet, tek ndryshimet fizike dhe çdo element tjetër që vjen bashkë me krijesën më të re që i shtohet familjes, shtatzënia mbetet një nga ato momentet e paharrueshme. Duket të jetë e tillë edhe për moderatoren e njohur Arbana Osmani.

Për mamin e Jonit, ka ende momente për t’u kujtuar nga kjo periudhë e jetës dhe për këtë ka mjaftuar sot vetëm një episod gatimi në shtëpi që prezantuesja e njohur të ndajë me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj të shumtë virtual një nga të këqiat më të mëdha që ka kaluar gjatë shtatzënisë.

See Also

Dihet tashmë që përveç televizionit, një nga pasionet e tjera të mëdha të Arbanës është gatimi dhe talentin ajo e ka shpalosur edhe në një libër që ka botuar disa vite më parë me titull: “Receta për njerëzit që dua”. Sot në shtëpinë e moderatores ka qenë dita e sushit dhe gjatë pasazheve të përgatitjes së kësaj recete, Arbana ka ndarë edhe një moment nga shtatzënia dhe pamundësia për të shijuar sushit gjatë kësaj periudhe nëntë mujore.

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top