Ish- presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga para pak çastesh ka mbajtur edhe fjalimin e saj për të kërkuar drejtësi për të gjithë gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovës, shkruan OnAir
Ajo para kongresit amerikan ka treguar që janë identifikuar më shumë se 20 mijë raste të dhunimeve seksuale ndaj grave dhe burrave shqiptare të cilët kërkojnë drejtësi.
Ajo madje ka deklaruar që deri tani askush nuk është dënuar për këto krime ani pse tashmë ka raste që kanë dalur të flasin publikisht për këto dhunime.
Ndër tjera edhe Eliot Engel ka përkrahur Atifete Jahjagën dhe ka kërkuar drejtësi urgjente për të dënuar këto krime që kanë pasur madje si qëllim për të larguar shqiptarët nga Kosova./OnAir