Restoranti në Meksikë, që piqte merimanga si pjesë e një specialiteti që kushtonte rreth 30 euro, më nuk mund të vazhdojë ta servojë këtë lloj ushqimi.

Megjithëse ka shumë kërkesë për këtë ushqim, tarentulat që përdoren për përgatitje janë specie në zhdukje dhe mbrohen me ligj

Prej se u shpërnda lajmi, shumë njerëz shkuan në atë lokal që të provojnë nëse ka mbetur ndonjë tarentulë, që nuk është përgatitur, pasi nuk do kenë mundësi tjetër.

“Ishin shumë të shijshme, kërcëlluese dhe të përgatitura me kujdes. Më vjen keq, që nuk do t’i shijoj më”, ka thënë një klient i rregullt.