Këngëtarja shqiptare e njohur me nofkën Baby G, po na del të jetë një vajzë e fortë.E përfolur shumë ditëve të fundit në media për skandalin që ndodhi në Zvicër, ku ajo pretendonte se u sulmua fizikisht nga shoqja e ngushtë Bleta Gashi, duket se e ka kaluar pa një therrë në këmbë

.Baby G e cila për momentin ndodhet në Kukës të Shqipërisë, prej nga edhe vjen, nuk po bën punë aspak të zakonshme për të.

Këngëtare e një vajzë e bukur, por Baby G është edhe muratore e mirë dhe këtë sapo na e zbuloi!Këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shihet duke rregulluar pragun e derës së shtëpisë së saj në Kukës me tulla betoni, dhe gjithçka e kishte në vijë.