Klubi katalunas ka shënuar plot 6000 gola në garat e kampionatit spanjoll, La Liga, ndërsa shënues i këtij goli histori ishte pikërisht ylli i ekipit, Lionel Messi.

Messi kurrë nuk ngurron për të bërë histori me Barcelonën.

Së fundmi ai shtoi një arritje të re në koleksionin e tij duke shënuar golin e 6000 të Barcelonës në garat e ligës.

Ai ishte gjithashtu autori i golit numër 5000 për Barcelonën në kampionatin spanjoll.

Goli i 5.000 për Messin erdhi në vitin 2009.

Goli që mbante shifrën numër 3000 kishte emrin Quini në vitin 1982, ndërsa golin e 4000 e shënoi Amor në vitin 1996.