Stafi i Barcelonës dëshiron ta sjell në radhët e veta mesfushorin e talentuar, Adrien Rabiot.

Pep Segura, menaxheri i përgjithshëm i klubit tashmë ndodhet në qytetin e Parisit për të negociuar me Paris Saint-Germain, njofton El Mundo Deportivo.

Vetëm “PO” e kampionëve të ligës elitare të Francë po mungon dhe në këtë po punon Segura.

Klubi dëshiron të shmangë me çdo kusht që të përsëritur rasti me Marco Verrattin, kështu që këtë herë e ka marrë seriozisht punën e futbollistit të tyre.

Ndryshe, lojtarit i përfundon kontrata në vitin 2019 dhe kjo rrethanë mund të motivojë PSG-në që të bjerë dakord ta shesë lojtarin para se të humbasë atë falas verën e ardhshme.