Ku kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e El Clasico, lajme aspak të mira kanë ardhur nga kampi i Barcelonës.

Sot me fillim nga ora 20:00 do të luhej ndeshja e mbetur mes Barcelonës dhe Real Madridit, në kuadër të La Liga.

Kjo do mbetet si një nga ndeshjet më të tensionuara për shkak të trazirave politike në Kataloni.

Përveç jashtë fushës, telashe po del të ketë edhe brenda saj.

Mesfushori Arturo Vidal ka shpërthyer me irritim të madh kur ka marrë vesh se nuk do të startojë ndaj Real Madrid dje gjatë sesionit të trajnimit, kanë zbuluar burimet e ESPN.

Kiliani më pas është larguar nga stërvitja dhe me gjasë transferimi i tij te Inter është vetëm çështje ditësh.