Përfundimisht namazi i Kurban Bajramit nuk do të falet në Xhami. Këtë e ka konfirmuar  Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili bëri thirrje që qytetarët t’i anulojnë edhe vizitat familjare duke parandaluar kështu përhapjen e Covid-19 në këtë kohë pandemie.

Dihet që në Kosovë gjendja me pandeminë nuk është duke shkuar mirë, numri i rasteve që po infektohen çdo ditë vetëm po rritet, e poashtu edhe i vdekjeve.

Përveç pezullimit të Faljes së Kurban Bajramit, për 10 ditë anulohen të gjitha faljet, ritet në të gjitha xhamitë e Kosovës.