Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Procedura u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi.
Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.
Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor.