Sa herë që flitet për ‘zhveshje’ gjithnjë mendja na shkon tek Bleona Qereti.

Këngëtarja e cila jo rrallë herë ka qenë temë e medieve jo vetëm vendore, por edhe prestigjioze për paraqitjet e saj ‘skandaloze’, vazhdon edhe më tej këtë zakon.

Bleona përmes një fotografie bardhë dhe zi, ku shfaqet thuajse tërësisht e zhveshur, ka paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor.

Ndryshe ajo në fund të qershorit erdhi me projektin ‘I don’t need your love’, por që nuk pati ndonjë sukses.