Bombica me banane shumë të shijshme
Receta:
3 banane,
100 gr bajame të grira,
100 gr lajthi të grira,
100 gr hurma,
50 gr kokos,
100 gr arra të grira,
100 gr çokollatë e grirë,
50 gr susam.
Përgatitja:
Në tenxhere me pak vaj skuqim susamin. Hurmave ua largojmë farat dhe i presim në copë të vogla.
Bananet e qeruara dhe të coptuara i vëmë në enën për përzierje dhe i shtypim. Në enë i shtojmë edhe hurmat dhe të gjitha produktet e tjera, përziejmë me lugë derisa të fitojmë një masë homogjene.
Në pjatën për servirje i rendisim shportat e vogla për bombica. Me dorë marrim nga masa në enë dhe formojmë një top me madhësi të arrës. Topin e vëmë në enën me çokollatën e grirë, e kalojmë mirë në çokollatën e grirë dhe të njëjtën gjë e përsërisim me te gjitha bombezat.
Sipas dëshires një pjesë të bombezave mund t’i kaloni ne kokos dhe lajthi.
Ju bëftë mirë!/OnAir