Bukë me hudhër

Receta:

7 gr tharm buke
250 ml ujë të vakët
275 gr miell
1 lugë e mesme kripë
2 lugë e mesme sheqer
2 lugë gjelle vaj ulliri
75 gr gjalpë
2 lugë gjelle hudhër
4 lugë gjelle parmezan
40 gr djathë mozzarella
1 lugë e vogël rozmarinë

Përgatitja:

Hidhni tharmën dhe ujin e ngrohtë në një enë të vogël dhe përzini pak sa të kombinohet. Lëreni të qëndrojë për 5-10 minuta.

Në një enë të madhe, përzini miellin, kripën dhe sheqerin. Shtoni masën e tharmit së bashku me vajin e ullirit. Përzini mirë me një lugë druri deri sa mielli të fillojë të shkoqet nga ena. Mbuloni dhe lëreni të dyfishohet në madhësi, për rreth 35 minuta.

Hiqeni brumin nga ena dhe ngjesheni për disa minuta mbi një sipërfaqe të miellosur. Pastaj, shtrini brumin në trashi 5mm deri 1 cm ose sipas madhësisë së enës në të cilën do ta piqni.

Vendoseni tek një enë për pjekje të vajosur dhe shpërndani gjalpën mbi. Hidhni edhe hudhrat, rozmarinën djathin mozzarella dhe djathin parmezan mbi brumë në mënyrë të barabartë. Mbulojeni dhe lëreni të rrijë deri sa furra të nxehet në temperaturë 180 °C.

Buka piqet për 20 minuta në furrën e parangrohur, deri sa të marrë një ngjyrë të kaftë ari dhe djathi është shkrirë.

Servohet e ngrohtë.

Ju bëftë mirë!