Këtë javë i ftuar në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte avokati i njohur Besnik Berisha.

Berisha, përveçse një avokat i suksesshëm, ka qenë edhe pjesë e kabinetit të Qeverisë Mustafa, si këshilltar i ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Ai ka befasuar të gjithë,  për gjithë ju që nuk e dini ai njëherësh është edhe daja i këngëtarit Butrint Imeri. Këngëtari i ri i cili për kohë rekord ka arritur të fitoj zemrat e shumë fanseve të cilat në numër të madh i përkasin gjinisë femërore.

Moderatori i “Përrallë me Tupan”, Valon Maloku, i bëri Besnikut suprizë duke sjellur Butrintin në emision e kjo gjë padyshim arriti të ngjallë shumë emocione tek publiku.

Kujtojmë se Butrint Imeri edhe pse vonë i hyri botës së muzikës doli të jetë një super talent.

.Emocione dhe shumë të tjera, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtmshe: