Reperi kosovar Trim Ademi apo siç njihet me nofkën e tij të famshme Capital-T, është njëri ndër reperat më të dashur për të gjithë publikun shqiptar anë e mban botës.
Ai që në moshë të re filloi të merret me muzikë, ku ndër këngët më të dëgjuara të tij ishin ‘Ti je ma e mira’, ‘U bë vonë’ dhe shumë projekte të tjera që ka realizuar përgjatë këtyre viteve, shkruan OnAir.
Po, Capital-T edhe pse ka realizuar projekte të shumëta duket që për të projekti më i dashur për të është ‘Ti je ma e mira’.
Madje ai këtë e ka vërtetuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku e ka përshkruar një pjesë të tekstit të kësaj kënge, ‘Edhe engjujtë kanë me të kallxu që për mu je lindë’.
Se a bëhet fjalë se reperi është përmalluar për këngën e tij, apo mund të jetë ndonjë femër që ja ka marrë zemrën Capital-t, mbetet të shihet në ditët në vazhdim./OnAir