Uruguai ka frikë për gjendjen fizike të Edinson Cavanit, i cili u desh ta lërë fushë ndaj Portugalisë.

Shkalla e dëmtimit mund të jetë më e rëndë nga sa ishte parashikuar.

Sipas burimeve pranë lojtarit, bëhet fjalë për këputje të pjesshme të muskulit të pulpës së majtë.

Nëse konfirmohet zyrtarisht kjo diagnozë, atëherë “El Matador” rrezikon të mungojë në të gjitha ndeshjet e mbetura, edhe nëse Uruguai shkon në finale.

“Shpresoj t’ia dal, do të bëj të pamundurën për të qenë kundër Francës”, ka thënë ai.

Pritet që Federata Uruguaiane e Futbollit të dalë me një komunikate zyrtare për “Rastin Cavani”.