Të gjithë ishin të veshur në të zezë, Ariana në të bardhë Dje Ermali festoi ditëlindjen e tij të 30-të, e bashkëshortja e tij Ariana i ka bërë një befasi shumë të bukur.

Ajo kishte organizuar një ndejë për nder të ditëlindjes ku kishte mbledhur shumë ftyra të njohura të estrades sonë, si Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Meda, Lumi B, Lyrical Son, Alban Mehmeti e shumë të tjerë. Kuptohet aty ishte edhe këngëtari i madh i joni dhe babai i Ermalit, Sabri Fejzullahu, dhe disa pjesëtar të familjes së tyre.

Kodi i veshjes në këtë festë ishte ngjyra e zezë, por, ajo çka binte në sy në fotografitë e publikuara nga të pranishmit në këtë festë ishte Ariana, ajo e cila si duket nuk kishte respektuar kodin e veshjes. Ajo ishte veshur me ngjyrë të bardhë ku u dallua nga të gjithë. Pa dyshim se Ariana dukej shumë bukur në krah me Ermalin.

Ariana gëzon një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale. E dashuruar pas bukurisë dhe stilit, ajo është shumë aktive me postimin e fotografive dhe gjërave tjera nga jeta e saj.