Një çift kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në mënyrën më të pazakontë të mundshme – nën urën e një autostrade.

Megjithatë, Lleyëellyn Jeneker dhe Cecilia Absolom duket se kanë arsye të fortë që janë martuar në një strukturë gjigante të ndërtuar nga betoni dhe armatura

Ata kishin filluar lidhjen 30 vite më parë dhe, tërë këto vite i kishin kaluar si të pastrehë duke u detyruar t’i kalojnë netët nëpër rrugët e Cape Town të Afrikës.

Në ceremoninë e dasmës së tyre ishin ftuar mbi 100 dasmorë, kurse Jeneker dhe Absolom qëndruan para pastorit Manuel Benans – por ajo çfarë e bënë me unike dasmën e tyre, ishte fakti që në mesin e të ftuarve ishin edhe shumë miq të tyre që gjithashtu janë të pastrehë.