‘Çika e nanës’ nga zëri i mrekullueshëm i Motrave Mustafa ka prekur zemrat e miliona shqiptarëve, shkruan OnAir
‘Çdo dy vjet Zoti çikë të fali, su mërzite thoshe shnosh si çika si djali’ është njëra prej pjesëve të këngës ku ato paraqesin jetën reale të tyre dhe hjekave që ka pasur nëna e tyre.
Në projektin ‘Çika e nanës’, Motrat Mustafa për herë të parë e shfaqin nënën e tyre në publik, ku kjo këngë ka kapur afër 6 milionë klikime vetëm brenda një muaji.
Tekstin e kësaj kënge fantastike e ka shkruar tekstshkruesi Ili Berani poashtu edhe muzikën e ka bërë ai ndërsa orkestrimin e këngës e ka bë Nexhat Mujovi-Virusi./OnAir