Ambasada e Suedisë në Prishtinë, në bashkëpunim me disa organizata, ka organizuar sallonin e diskutimit “Leja prindërore për barazi gjinore: Baballarët kosovarë dhe suedezë”.
Ai ka thënë se leja prindërore tashmë në Suedi është një normë shoqërore, por në Kosovë, sipas tij duhet kohë që kjo të bëhet.
“Jam baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Kemi ardhur para dy vitesh këtu dhe Kosova është një vend i qetë. Kur u thash punëdhënësve të mi se gruaja ime është shtatzënë ata u gëzuan, pastaj vendosëm kur mund të merrja pushim për disa muaj. Arritëm të negociojmë në gjatësinë e kësaj leje prindërore. Leja prindërore është diçka, një normë shoqërore në Suedi”.
“Ndryshimi nuk ndodh brenda natës, Suedia konsiderohet nder vendet që e ka drejtuar këtë çështje dhe e ka çuar shumë më përpara. Në të 50-tat Suedia ka qenë në një periudhë ku kanë qenë shumë të hapur sidomos në politika shtetërore që ka ndihmuar shumë dhe e kanë drejtuar këto çështje. Për prindërit e mi, ata kanë bërë më të mirë e tyre, i kanë ndarë detyrat më së miri por duhet të kuptohet që merr kohë që një ndryshim i tillë të ndodhë, pritni 15 vite”.