Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, bashkë me gjashtë deputetë tjerë të kësaj partie ka iniciuar mocionin për nxjerrjen e një projektrezolute.

Me të cilën do t’i kërkohej Qeverisë që të mos e filloj fazën finale të dialogut me Serbinë pa u bërë liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët e Kosovës.