Mbrojtësi i majtë i Genoas, Diego Laxalt është në mes të Zenitit dhe Milanit.  

25-vjeçari është pritur të largohet nga Genoa pas një paraqitje mbresëlënëse në kampionatin Botëror këtë verë me Kombëtaren e Uruguait

Sipas Sportitalia, Zeniti ende nuk ka marrëveshje me Genoan, ndërsa i është hapur dera Milanit.

Drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini janë larguar nga selia e Casa Milan këtë pasdite, ndërsa flitet se janë duke punuar për ta mbyllur këtë transferim.

Genoa dhe Milani kanë shkëmbyer rregullisht lojtarë dhe Andrea Bertolacci mund të përfshihet si pjesë e shkëmbimit.

Laxalt e ka filluar karrierën e tij në Serie A te rivalët e Milanit, Interi.