Futbollisti i njohur, Granit Xhaka sot përveç që ka ndeshjen kundër Suedisë ka edhe një festë të veçantë në familje.

Bëhet fjalë për përvjetorin e martesës së tij me të bukurën, Leonitë.
Sot një vit çifti i njohur i dhanë fund beqarisë së tyre, duke organizuar një dasmë të madhe që bëri shumë bujë. Këtë e bëri të ditur vet fotografi i dasmës së futbollistit të njohur shqiptar.

Ndryshe, çifti duken të jenë shumë të lumtur së bashku dhe gjithmonë në përkrahje të njëri tjetrit.