Majlinda Zeka është ish-e dashura e reperit më të njohur dhe të dashur kosovar, Majk.

Ata tashmë nuk janë në lidhje por ka diçka që i bashkon, e ai është Roani, djali i tyre.
Të dy po vazhdojnë jetën të ndarë, madje Majku bëri publike lidhjen e tij. Roani është një fëmijë shumë i ëmbël të cilin mund ta shohim shumë shpesh nga postimet e Majlindës.

Majlinda është një nënë shumë e kujdesshme, e këtë e ka treguar edhe me postimin e fundit ku shihet duke e ushqyer Roanin.

Por, ka diçka të veçantë në këtë video, Roani shihet duke vallëzuar me këngën “Mike” të Elvanës dhe Ledrit.

Roani është një fëmijë shumë i ëmbël, për të parë këtë pamje, shikoni videon më poshtë.