Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku “Intelektualët” treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte pothuajse i mbushur i tërë pasi që në shkallët e saj ishin prezent rreth dhjetë mijë tifozë.

Para takimit në shenjë nderimi për veprën e legjendës së ndjerë të futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.

“Plisat” kishin më shumë raste në 45 minutshin e parë duke e goditur në tri raste edhe shtyllën e “Intelektualëve” gjersa arritën të shënojnë vetëm një gol.

Me të filluar ndeshja, Mankenda në minutën e dytë kishte një rast të mirë për shënim, por që nuk arriti të shfrytëzonte harkimin e mirë të Khaliditi dhe gabimin e portierit, Bakajt.

Pesë minuta më vonë, Ergyn Ahmeti dërgoi një gjuajtje të fortë drejt portës së Dritës, por që kësaj radhe Bakaj u tregua më i vëmendshëm dhe e dërgoi topin në korner.

Allen Jasharovki pasi mashtroi dy mbrojtës gjilanas në të 16 minutë, por nuk arriti ta parabollonte portierin Bakaj.

Drita 2:1 Prishtina

Drita 2:1 PrishtinaSuperkupa e Kosovës i takon "Intelektualëve" të cilet në stadiumin "Fadil Vokrri" mposhtën Prishtinën me rezultat 2 me 1.

Gepostet von Sporti në RTV Dukagjini am Montag, 13. August 2018