Fotografia e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron në formë grafiti në një prej shesheve kryesore të Prishtinës.

Duket që këngëtarja Dua Lipa e ka marr këtë dhuratë nga disa të rinj të cilët kanë vendosur që ta surprizojnë këngëtaren e njohur.

Kryeqyteti i Kosovës e ka nderuar yllin botëror, menjëherë pas aktiviteteve që ajo mbajti në Prishtinë, në kuadër të festivalit ”Sunny Hill”.

 

Grafiti gjigant i Dua Lipës po qëndron në sheshin “Edit Durham”, përballë Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë.