Ross Rothero-Bourge nga Cornëall i Anglisë, e ka befasuar nënën e tij Lynette, me veturën që ajo e shiti para 12 vitesh, që ta ndihmonte atë derisa ishte një muzikant me ardhura të vogla.
Vetëm pak ditë pasi 63-vjeçarja e telefoni dhe duke qarë iu ankua, se nuk po i punon mirë vetura dhe nuk ka të ardhura për ta riparuar, ai i shkoi te shtëpia me makinën që ajo e donte aq shumë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa ia hedh çelësat dhe i kërkon ta ndezë makinën, por ajo mendon se bëhet fjalë për të vjetrën që e ka përpara dhe jo të renë në skaj të rrugës.
“E donte aq shumë atë veturë, por e shiti që të ma blinte mua një furgon, me të cilin do t’i transportoja bateritë. Ishte kohë e vështirë për të”, ka thënë Bourge.