Nën përcjelljen e çiftelisë dhe tre zërave aq të ëmbël këndohet projekti ‘Ditët po kalojnë’, nga Agona, Alinda dhe Agron Uksmajli.
Duket që si baba si vajzatë kanë lindur për muzikën pasi që vetëm nën përcjelljen e çftelisë e kanë kënduar aq mirë këtë këngë ‘Ditët po kalojnë, shkruan OnAir.
Kënga është kushtuar dashurisë ku më gjerësisht përshkruhet pritja e njeriut të zemrës që të ju sjell lumturinë ashtu siç sjell pranvera lulet e shumë llojshme.
Këtë projekt e kanë realizuar me televisionin TV SHARRI, i cili tashmë po dëshmohet që është një pikë reference e të gjithë këngëtarëve për realizimin e projekteve të tyre.
E, juve çka ju mbetet është të klikoni në linkun e mëpostëm e t’i dëgjoni këta zëra të mrekullueshëm./OnAir