Një nga temat më të përfolura në Kosovë aktualisht është shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, më pas e përmendi mundësinë e “korrigjimit të kufijve”, që po nënkuptohet si shkëmbim territoresh me Serbinë.

Disa qytetarë të Kosovës, të intervistuar sot nga Kosovapress, janë shprehur kundër shkëmbimit të territoreve ose shkëputjes së Mitrovicës së veriut nga Kosova.