Efekti Cristiano Ronaldo po tejkalon çdo pritshmëri te Juventusi, në magazinat e Zonjës së Vjetër nuk ka asnjë fanellë të portugezit.

Të gjithë tifozët duan një fanellë të CR7, por është palogjikshme t’i fajësosh ata, pasi një nga lojtarët më të mirë në histori ka zbritur në Torino dhe fanella e tij është domosdoshmëri për çdo tifoz.

Tani të gjithë ata që duan një fanellë bardh e zi të Ronaldos duhet të presin deri në fund të shtatorit, apo tetorin e hershëm.

Sipas TuttoSport, stoqet që ishin planifikuar për një vit, kanë përfunduar për tre javë.

Deri më tani janë shtirur 55 mijë fanella, fitimet e deritanishme tejkalojnë 6.5 milionë euro. Ndërsa parashikimet deri në fund të sezonit pritet të shkojnë deri në 65 milionë euro.