Ëmbëlsirë me luleshtrydhe
Receta:
3 disqet të tortës sfungjer (pandispanjë) të gatshem
1 kg luleshtrydhe
400 gr pana
50 gr sheqer
krem pana për të zbukuruar tortën sipër.
Përgatitja:
Në fillim i lajmë dhe pastrojmë luleshtrydhet, i lëmë pak të thahen dhe i presim në gjysmë, por duhet të lëmë dhe pak për sipër, për dekorim.
Në një enë i hedhim luleshtryllet duke ju hedhur pak sheqer, përafërsisht 4-5 lugë gjelle, dhe 2 -3 lugë lëngë limonit,dhe i lëë aty për rreth 1 orë që të zbuten, që me lëngun e tyre të formuar do të spërkasim disqet e sfungjerit të tortes.
Përgatitja e kremit:
Në një enë hedhim panën dhe shtojmë edhe sheqerin duke i mikësuar me mikser derisa të marrim një masë homogjene të mirë.
Pastaj luleshtrydhet i shtojmë brenda në panë duke i përzierë. Lëmë disa lugë nga lëngu i tyre siç thamë pak më lartë.
Pastaj presim sfungjerin (pandispanjën) në 3 disqe nëse nuk është i prerë dhe diskun e parë e vendosim në një tengjere të madhe ku do fillojmë procedurën për të bërë tortën.
Pasi kemi vendosur diskun e parë e spërkasim me lugë me lëngun e luleshtydheve dhe pastaj hedhim nje shtresë pana duke e rrafshuar mirë.
Pastaj vendosim diskun e dytë të tortës dhe vazhdojmë me të njëjtën procedurë si më parë.
Deri tek disku i 3 i hedhim panën sipër duke e rrafshuar mirë dhe sipër vendosim luleshtrydhe për dekorim.
Pasi torta është gati e fusim në frigo për 1 natë, për para se të serviret.
Ju bëftë mirë!