Ëmbelsirë në formë shalqiri

Receta:

500 gr biskota të bluara
300 gr sheqer
1 gotë ujë
200 gr arra të bluara
125 gr margarineë
1 portokall i vogël.

Përgatitja:

Vlohet sherbeti nga sheqeri, uji dhe margarina. Shtohen biskotat dhe arrat e bluara. Hidhen lëngu dhe lëvorja e portokallit dhe masa përzihet mirë, gjersa të bëhet e njëllojtë.

Brumi ndahet në dy pjesë. Njërës pjesë i shtohet ngjyrë e kuqe pastiçerie, kurse tjetrës ngjyrë e gjelbër. Formohen 10-12 topa të kuq dhe po aq të gjelbër.

Topi i gjelbër hapet aq sa të mund të mbështillet topi i kuq dhe të mbyllet nga të gjitha anët. Topthat e formuar futen në frigorifer me ngrirje të thellë. Para se të shërbehen, priten në tetë pjesë të barabarta. Farat bëhen duke i pikëluar me çokollatë të shkrirë.

Ju bëftë mirë!