Enca dhe Don Xhoni e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia dhe Don Xhoni i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor

“Break Down”, titullohet kënga e cila erdhi e realizuar edhe me videoklip.

Ky projekt muzikor ishte paralajmëruar para një kohe dhe fansat mezi prisnin lansimin e këtij projekti.

Duhet theksuar se ajo duket tejet joshëse dhe në këngë nuk mungojnë fjalët eksplicite. Mirëpo vihet re se te kjo këngë ka diçka të ngjashme me projektin e artistëve holandezë.

Melodia dhe ‘beat’-i i saj rezultojnë të jenë tejet të ngjashme me atë të një kënge, të publikuar në tregun holandez të muzikës.

Bëhet fjalë për këngën “Dance” të artistëve: F1rstman, H-Dhami, Mumzy Stranger, Raxstar, dhe Juggy D