Pasi kishte paralajmëruar për javë të tëra projektin e ri, Enca e lansoi dje.

Kënga me titull “Rendez Vous” është publikuar vetëm në versionin audio, ndërsa tani Enca ka paralajmëruar edhe videoklipin e këngës.

Ashtu siç di vetëm ajo, e shtrirë në dysheme, e me këmbët e ngritura në frigorifer, këngëtarja ka njoftuar se nesër (e diele) publikohet klipi i këngës.

Edhe kësaj radhe, ajo kishte provokuar me gjoksin e ekspozuar shumë dhe të mbuluar me qumësht.